Solskjaer tregon arsyen pse ekipi i tij u mposht nga Liverpool

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka kritikuar futbollistët e tij se nuk u treguan të vëmendshëm në konkretizimin e rasteve të sulmit, duke bërë kështu që ata në fund të pësonin humbje nga Liverpool.

Sport

19/01/2020 23:34

Duke folur pas takimit, Solskjaer tha se lojtarët dhanë gjithçka që mundën, por megjithatë ndihet i zhgënjyer.

“Sot ne u varëm pak në fillimin e pjesës së dytë, por 25-30 minutat e fundit ne i shtypëm dhe i shtymë përsëri kundërshtarin”.

”Mendoj se në pjesën e dytë performuam vërtet mirë kundër një skuadre të mirë dhe në një vend të vështirë.  Ne nuk kishim cilësi me përfundimin ose kalimin e topave”, u shpreh ai. /Lajmi.net/