Solskjaer thyen heshtjen për Jadon Sancho, ja çka i thotë gazetarëve pas ndeshjes

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer nuk pranoi të fliste për objektivin e përfolur Jadon Sancho pasi Djajtë e Kuq kaluan në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Sport

11/08/2020 09:11

United triumfoi pas kohës shtesë kundër danezëve të Copenhagen, falë një penalltie të akorduar në gol nga Bruno Fernandes.

Por vëmendja iu drejtua yllit të Borussia Dortmundit Sancho pas ndeshjes mes spekulimeve të vazhdueshme mbi të ardhmen e anglezit, përcjell lajmi.net.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, më herët të hënën, insistoi që Sancho do të qëndrojë në klubin e Bundesligës, megjithë interesin e United.

I pyetur në lidhje me Sancho, Solskjaer u përgjigj: “Unë nuk mund të komentoj për lojtarët e ekipit tjetër, nuk mund ta bëj atë. Ju e dini këtë. Unë kurrë nuk e bëj”. /Lajmi.net/