Solskjaer shkruan historinë, kjo nuk i ka ndodhur kurrë më parë Man Utd

Dje, Manchester United festoi ndaj PSG me rezultat 2:1 dhe filloi sezonin e ri në Ligën e Kampionëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sport

21/10/2020 09:51

Golashënuesit për United ishin Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford, transmeton lajmi.net. 

Me këtë triumf United vendosi një rekord të ri të klubit, pasi për Djajtë e Kuq ky ishte triumfi i 10-të radhazi në ndeshjet si mysafir në të gjitha garat dhe kjo është histori sepse United nuk ka bërë kurrë një seri të tillë jashtë “Old Trafford”.

Vargu i fitoreve të United filloi me një fitore të Kupës FA ndaj Norwich më 27 nëntor, pasuar nga Brighton (tri herë), Aston Villa, Crystal Palace, Leicester, Luton, Newcastle dhe PSG. /Lajmi.net/