Solskjaer nuk i do këta tre lojtarë te Man Utd

Ole Gunnar Solskajer me shumë gjasë do të jetë trajner i Manchester United edhe për sezonin e ri.

Merkato

20/03/2019 14:24

Ole Gunnar Solskjaer ka filluar t’i planifikojë transferime dhe largimet që do t’i bëjë në afatin e verës te Manchester United.

Trajneri norvegjez i ka bërë me dije Ed Woodwardit se nuk i do tre lojtarë në skuadër, pasi me shitjen e tyre, mund t’i transferojë tre lojtarë më cilësor, përcjell lajmi.net.

Solskajer nuk dëshiron që në sezonin  e ri t’i ketë në skuadër lojtarët si, Alexis Sanchez, Antonio Valencia dhe Marcos Rojo.

Norvegjezi ka kërkuar që tre lojtarët të shiten në afatin kalimtar të verës, duke kërkuar tre emra të tjerë. /Lajmi.net/