Solskjaer ka ‘trenin’ e fundit për përmirësime: Man Utd ka gati zëvendësuesin

Manchester United ka gati zëvendësuesin për Ole Gunnar Solskjaer, nëse ky i fundit nuk përmirëson rezultatet.

Sport

22/09/2019 11:29

‘Dailymail’ raporton se United po lidhen me Thomas Tuchel, si zëvendësues potencial të Solskjaer, transmeton lajmi.net.

Edhe pse Solskjaer ka fituar kontratë të re më herët gjatë këtij viti, klubi raportohet të ketë informuar trajnerin e PSG se janë të interesuar për të.

‘Djajtë e kuq’ pozicionohen në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës, me dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e para.

Më vonë gjatë kësaj dite United do të luajë ndeshjen e radhës, kundër skuadrës së West Ham. /Lajmi.net/