Solskjaer i palumtur me bordin ngase nuk transferuan mesfushor gjatë verës

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer privatisht është i palumtur që Manchester United dështoi të transferonte një mesfushor verë e kaluar.

Sport

18/10/2021 17:53

“Djajtë e Kuq” ishin të lidhur me lojtarët si Declan Rice, Eduardo Camavinga, Leon Goretzka dhe Aurelian Tchouameni, por bënë prioritet nënshkrimet me yjet si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Raphael Varane, transmeton lajmi.net.

Solskjaer ka përdorur shtatë kombinime të ndryshme në mesfushë, por humbja ndaj Leicester ka shtuar presionin te tekniku norvegjez.

Solskjaer disa herë ka insistuar se është i lumtur me skuadrën angleze, por sipas MEN është i palumtur privatisht që asnjë mesfushorë i ri nuk arriti në verë.

Ndërkohë, bordi i Man United vazhdon të këtë besim te trajneri, ngase mendojnë se është i duhuri që t’iu ndihmojë të fitojnë trofe./Lajmi.net/