Solskjaer i nënshkruan autografe, tifozët i thonë: ”Do shkarkohesh në mëngjes”

Ole Gunnar Solskjaerit iu tha se do të 'shkarkohet në mëngjes' nga dy tifozë jashtë stadiumit të Londrës pasi Manchester United humbi 2-0 ndaj West Ham United.

Sport

23/09/2019 09:55

Golat nga Andriy Yarmolenko dhe Aaron Cresswell vazhduan formën katastrofale të United – me ‘Djajt e Kuq’ që nuk kishin fituar një ndeshje si mysafir që nga fitorja e famshme 3-1 ndaj PSG në mars.

Megjithë zhgënjimin, Solskjaer nënshkroi autografe dhe pozoi për fotografi me fansat pas ndeshjes, megjithëse ai e pësoi nga dy prej atyre që e prisnin, përcjell lajmi.net.

Një video që po bën namin në rrjetet sociale shihen dy djem të cilët presin për autografet e norvegjezit e më pas i thonë atij se do të shkarkohet në mëngjes.

Ja për çka bëhet fjalë. /Lajmi.net/