Solskjaer e do këtë lojtar te Man Utd

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga Manchester United që ta transferojnë një mbrojtës gjatë afatit kalimtar të verës.

Merkato

15/04/2019 16:14

Ole Gunnar Solskjaer e di se pika më e dobët në skuadrën e Manchester United është mbrojtja.

Trajneri norvegjez ka kërkuar nga ‘Djajtë e Kuq’ që ta transferojnë Kostas Manolas nga Roma, përcjell lajmi.net.

Për ta kompletuar transferimin e mbrojtësit grek, Manchester United duhet të paguajë 35 milionë euro.

Manolas ishte shumë afër të transferohet në verën e kaluar te Zeniti, por në fund vendosi të qëndrojë te Roma, duke kërkuar një skuadër më të madhe, ndërsa tani e do skuadra angleze. /Lajmi.net/