Solskjaer: Besoj shumë te ky ekip, do kthehemi në rrugën e triumfeve

Ole Gunnar Solskjaer pranon se besimi në Manchester United ishte përtoke, kur mori detyrën si menaxher, por beson se ai është njeriu që do të udhëheqë klubin përsëri në majën e futbollit anglez.

Sport

15/07/2019 21:58

Solskjaer erdhi si trajner i përkohshëm në dhjetor pasi United shkarkoi Jose Mourinhon pas një humbje 3-1 nga Liverpooli në ‘Anfield’ dhe pastaj u emërua në mënyrë të përhershme në mars pas 14 fitoreve në 19 ndeshje.

Fatkeqësisht, forma e United ra sërish në fund të sezonit – pasi ata humbën gjashtë nga 10 ndeshje e fundit dhe humbën garën për top-katërshe, por norvegjezi ka thënë se nuk ka dyshime që do ta kthejë skuadrën sërish në ditët më të lavdishme, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi nevojë për të fituar përsëri. Ne jemi në rrugë për të ndërtuar një skuadër të re. Ne kemi staf të ri. Unë besoj aq shumë në këtë klub dhe në këtë projekt. Të jesh menaxher i këtij klubi është fantastike”.

“Ne po presim që lojtarët e rinjë të vijnë, sepse kemi shumë lojtarë entuziast dhe jam i sigurt se do të shohim më të mirët e tyre në vitet që vijnë”.

”Ka edhe disa që kanë eksperiencë. Ne mund të kthehemi në nivelin që ishim, pa dyshim”, potencoi Solskjaer. /Lajmi.net/