Solsjkaer për golin e Xhakës: Mos është brazilian

Ole Gunnar Solskjaer është deklaruar pas humbjes nga Arsenali.

Sport

10/03/2019 21:28

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskajer ka thënë pas ndeshjes se ata nuk ishin në ritmin e tyre të lojës, gjersa goal e Granit Xhakës i zuri në befasi.

Trajneri norvegjez për më shumë i ka vënë një lëvdatë të madhe mesfushorit shqiptar, duke thënë se ai gjuan si brazilian.

“Goli i Xhakës? De Gea mërzitet sa herë që pëson gol. Trajektorja e topit ndryshoi në mënyrë të çuditshme, por në 20 minutat e para ishim shumë të ngadaltë”, tha Solskjaer pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Ai (Xhaka) mund të jetë brazilian, mënyra se si gjuajti dhe si topi mori kahjen, është për tu befasuar.”, ka shtuar më tej trajneri norvegjez. /Lajmi.net/