Solari më në fund ka disa fjalë të mira për Isco

Santiago Solari ka mbetur shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Melilla.

Sport

06/12/2018 20:08

Ai, në veçanti është pyetur edhe për performancat e Isco Alarcon, lojtari i cili është mbajtur në bankën rezervë për shumicën e kohës që nga ardhja e trajnerit në krye të stolit të “Los Blancos”.

“Jam shumë i lumtur për Iscon. Më vjen keq për mundësinë që lëshoi në pjesën e parë, do të ishte gol i bukur” ka thënë trajneri për “Marca”, transmeton lajmi.net.

“Jam gjithashtu i lumtur për Asension,i cili realizoi dy gola, dhe për Vinicius JR gjithashtu” ishin fjalët e trajnerit Solari.

Real Madrid e ka mposhtur Melilla në kuadër të Copa del Rey, me rezultatin e thellë 6:1. /Lajmi.net/