Solari ka një tjetër lajm të keq për Iscon

Ylli i Spanjës, Isco Alarcon, nuk është ftuar për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit që Real Madrid e zhvillon të mërkurën në ‘Santiago Bernabeu’ kundër Barcelonës.

Sport

26/02/2019 21:45

Real Madrid nesër (e mërkurë) e zhvillon ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër rivalëve të Barcelonës, me përballjen e parë në ‘Camp Nou’ që ka përfunduar barazim 1:1.

Santiago Solari ka publikuar listën fillestare me 19 lojtarët e ftuar për këtë ndeshje, në të cilën mungon Isco, së bashku me Mariano Diaz dhe Brahim Diaz.

Iscos këtë javë i është dhënë leja për të luajtur pas lëndimit të shpinës, që e mbajti larg fushave në katër ndeshjet e fundit.

Pavarësisht riaftësimit të lojtarit, ai nuk është ftuar nga Solari për ndeshjen kundër Barcelonës./Lajmi.net/