”Solar Impulse 2” ulet në aeroportin ”Kennedy”

Avioni solar ”Solar Impulse 2” u ul sot në aeroportin ”Kennedy” në Nju Jork, duke përfunduar në këtë mënyrë udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një kalimi mbi Statujën e Lirisë dhe në Manhatan.

Bota

11/06/2016 17:53

Avioni u ngrit rreth mesnatës nga pista e aeroportit ”Lehigh Valley” (Pensilvani, në lindje të SHBA-së) është ulur në mënyrë të sigurtë rreth orës 03:59 (07:59), një minutë përpara nga orari i parashikuar.

Më parë, avioni përshkoi Manhatanin, portin e Nju Jorkut dhe Statujën e Lirisë.

“Është absolutisht e pabesueshme”, u shpreh piloti zvicerani, André Borschberg nga bordi i avionit duke udhëtuar rreth orës 02:20 të mëngjesit mbi statujën e ndriçuar natën.