Sokoli, Begu, dhe Malisheva janë personat e dorëzuar në polici

Sami Ukshini, i njohur me emrin Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi – Komandant Malisheva janë katër kosovarët e parë që të dielën mbrëma i janë dorëzuar policisë pas luftimeve 16 orë në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Lajme

10/05/2015 13:48

Burime të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë informojnë se Muhamet Krasniqi- Malisheva është i plagosur, ndërsa në grupin e katër të dorëzuarve të parë ka edhe të tjerë, transmeton Zhurnal.

Megjithatë, raporton Koha.mk, zyrtarë të lartë të policisë tregojnë se i vetmi që nuk ka pranuar dorëzimin është Mirsad Ndrecaj, i njohur me emrin NATO.

Aktualisht, thonë zyrtarë të MPB-së, vazhdon aksioni në Kumanovë për zbulimin e vendndodhjes së Ndrecajt në këtë lagje të Kumanovës.

Në luftën e vitit 2001, të gjithë personat e sipërpërmendur kanë qenë ushtarë të UÇK-së në rajonin e Likovës.