Sociologu Brajshori: Dhuna mes të miturve ndodh çdo ditë, por nuk raportohen – kjo si pasojë e dështimit të familjes, shkollës dhe shoqërisë
Pas ngjarjes tronditëse në Gjilan, ku një vajzë 13-vjeçare u dhunua fizikisht nga bashkëmoshataret e saj dhe videoja e ngjarjes u shpërnda në rrjete sociale, sociologu Jeton Brajshori ka theksuar se dhuna mes të miturve është një pasqyrë e problemeve të thella sociale dhe kulturore. Në një deklaratë për Telegrafin, Brajshori tha se rasti në…

Lajme
Pas ngjarjes tronditëse në Gjilan, ku një vajzë 13-vjeçare u dhunua fizikisht nga bashkëmoshataret e saj dhe videoja e ngjarjes u shpërnda në rrjete sociale, sociologu Jeton Brajshori ka theksuar se dhuna mes të miturve është një pasqyrë e problemeve të thella sociale dhe kulturore.
Në një deklaratë për Telegrafin, Brajshori tha se rasti në Gjilan është vetëm një nga shumë raste që ndodhin çdo ditë, por që për fat të keq nuk raportohen.
Ai shtoi se në nivel global, vetëm 15 përqind e rasteve të tilla lajmërohen në organet përkatëse.