Sociologë dhe psikologë brenda kampit, mbi 1400 persona të strehuar në fushën e sportit
Tërmeti që tronditi vendin e ka çuar bilancin tragjik në 40 të vdekur dhe mbi 600 të tjerë të plagosur.
Lajme
Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit ku janë të angazhuar ekipet shqiptare dhe ndërkombëtare është ndërprerë, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja ndërkohë në Durrës puna vijon me intensitet të lartë.
Në një lidhje direkte me “ABC e mëngjesit” gazetari, Andi Qosja raporton se vijojnë të mbërrijnë ndihmat jo vetëm nga Kosova, por edhe nga qytetet e tjera që janë solidarizur me Thumanën dhe qytetin e Durrësit.
Mbi 1400 persona gjenden të strehuar dhe ushtria ka marrë në mbrojtje kampin e fushës së sportit. Ende nuk ka njoftime për persona të gjendur nën rrënoja, ekipet e specializuara janë duke bëre bilancet e pasojave që shkaktoi tërmeti”, raporton Qosja.
Gjithashtu sociologë dhe psikologë ndodhen brenda kampit ndërsa policia së bashku me ushtrinë nuk lejojnë depërtimin brenda kampit. Në zonë shihet një numër i lartë autoambulancash në ndihmë të personave të lënduar nga tërmeti. Tashmë janë pezulluar operacionet e kërkim – shpëtimit dhe në mënyrë jo zyrtare thuhet se nuk ka më persona të mbetur nën rrëzoja, por shtabet e kërkimit vijojnë të jenë prezent./abcnews.al