Sociedad turpëron Barcelonën

Barcelona pësoi disfatë të rëndë në udhëtim te Real Sociedad me rezultat 3:1 dhe humbi kryesimin në La Ligë. Gjiganti katalan hasi në telashe të mëdha në duel me skuadrën të cilën e eliminoi në gjysmëfinale të Copa del Rey. Dueli nisi mbrapshtë për Barcelonën. Alexandre Song realizoi autogol pas pak më tepër se gjysmë…

Sport

22/02/2014 20:49

Barcelona pësoi disfatë të rëndë në udhëtim te Real Sociedad me rezultat 3:1 dhe humbi kryesimin në La Ligë.

Gjiganti katalan hasi në telashe të mëdha në duel me skuadrën të cilën e eliminoi në gjysmëfinale të Copa del Rey. Dueli nisi mbrapshtë për Barcelonën.

Alexandre Song realizoi autogol pas pak më tepër se gjysmë ore lojë duke kaluar Sociedadin në epërsi. Mirëpo, Lionel Messi u kundërpërgjigj shpejt duke barazuar rezultatin vetëm katër minuta më vonë.

Skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë. Mirëpo, vendasit shënuan dy gola të shpejtë në minutat 54 dhe 59, nëpërmjet Antoine Griezmann dhe David Zurutuzas, duke shtangur Barcelonën.

Katalanët kanë mundur të pësojnë edhe më keq pasi Carlos Vela qëlloi shtyllën në minutën e 80-të. Pas kësaj humbjeje, Barcelona bie në pozitën e dytë, pas Real Madridit, kurse mund të jetë edhe e treta nëse Atletico Madrid fiton kundër Osasunës të dielën.