Snowden: Amerika po përgatitet për Luftën eventuale të Tretë Botërore

Edward Snowden në publikimet e tij më të reja, që i sjell gazeta gjermane “Spiegel”, thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në  mënyrë aktive po punojnë në përgatitje për Luftën eventuale të  Tretë Botërore.

Bota

21/01/2015 23:33

Sipas informacioneve të tij, qëllim themelor i qeverisë amerikane është që të pozicionohet si zotërues global i internetit, kurse për këtë qëllim është nisur projekti i zhvillimit të programit sekret të quajtur “Politerain”, transmeton lajmi.net.

Në këtë projekt është e angazhuar një “armatë e luftëtarëve informatikë”, e cila ka në dispozicion teknologjinë më të re të internetit, kurse objektiv është të realizohen të ashtuquajturat sulme TAO (Tailored Access Operations), me ndihmën e të cilave janë në gjendje të manipulojnë dhe të marrin kontrollin mbi kompjuterët armiqësorë, si dhe t’i shkatërrojnë.

Snowden thotë se ky projekt po zbatohet tash e tetë vjet dhe se sipas të gjitha gjasave gjatë kësaj kohe është zhvilluar edhe më shumë jo strategji e internet-luftës.

Me ndihmën e këtij programi mund të kufizohen rezervat e ujitë të pijshëm në caqet armiqësore, të ndërpritet energjia elektrike, ndërsa një shënjestër e lehtë e sulmeve habere do të mund të jenë edhe aeroportet.

“Spiegel” transmeton se pesë vende janë të përfshira në projektin e kontrollit të internetit. Të ashtuquajturën “Aleancë e pesë syve” e përbëjnë SHBA-të, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re. 

Snowden gjendet akoma në Rusi, kurse për këto ai me siguri ka informuar edhe presdientin rus Putin, i cili në kohë të fundit po akuzon SHBA-të se duan ta shtrijnë sundojë mbarë botën. (lajmi.net)