Snoop Dogg po sjell këngë dedikuar Nipsey Hussle

Snoop Dogg ka paralajmëruar një projekt të ri.

ShowBiz

12/08/2020 11:35

Snoop Dogg ka bërë të ditur se ka finalizuar një këngë dedikuar reperit të ndjerë, Nipsey Hussle, shkruan lajmi.net.

Kënga do të publikohet të premten (15 gusht) dhe vjen pikërisht me rastin e ditëlindjes së të ndjerit, Hussle.

Meqenëse e kishte mik të mirë, Snoop Dogg ka menduar se kjo do të ishte dhurata më e mirë për Nipsey Hussle.

Kujtojmë se Nipsey Hussle ishte vrarë më 31 mars 2019, ndërsa kolegët e fansat e kujtojnë me mall. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CDw5agznk58/