Snoop Dogg arrestohet në Suedi për konsumim droge

Snoop Doog ka qëndruar në stacionin e policisë në Suedi pasi që është arrestuar nën dyshimin për përdorimin e substancave ilegale.

ShowBiz

26/07/2015 22:19

Krijuesi i hitit “Drop it like it’s hot”, është ndaluar nga policia të cilët menduan se ai është nën ndikimin e narkotikëve dhe më pas u dërgua në stacion.

Incidenti – pas të cilit Snoop mbajti një koncert të shtunën mbrëma – thuhet të ketë zgjatur disa minuta, pasi që yllit të repit iu kërkua ta bëjë testin e urinës, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Daniel Nilsson – zëdhënësi i policisë për regjionin e Uppsala – në një deklaratë ka thënë:

“Gjatë kontrollit rutinor nëpër rrugë policia e ka vërejtur se Snoop Dogg (vetura e të cilit u ndalua) është nën ndikimin e narkotikëve”.

“Ai më pas është arrestuar dhe është dërguar në stacionin e policisë për të bërë testin e urinës”.

Sidoqoftë, duket se Snoop është liruar shpejt, ndonëse rezultatet e testit nuk kishin qenë të gatshme menjëherë”.

Nilsson ka shtuar: “Incidenti ka zgjatur disa minuta. Pasi është bërë testi ai ka shkuar”./KlanKosova