Sneijderi i vërtetë

Roberto Mancini është zotuar se nën drejtimin e tij, Wesley Sneijder do t’i kthehet formës së tij më të mirë në Galatasaray. Reprezentuesi holandez iu bashkua kampionit të Turqisë nga Inter në janar për 7.5 milionë euro, por ende nuk ka treguar shenja të paraqitjeve të tij të dikurshme me Nerazzurrët. Mancini, i cili më…

Sport

05/10/2013 11:00

Roberto Mancini është zotuar se nën drejtimin e tij, Wesley Sneijder do t’i kthehet formës së tij më të mirë në Galatasaray.

Reprezentuesi holandez iu bashkua kampionit të Turqisë nga Inter në janar për 7.5 milionë euro, por ende nuk ka treguar shenja të paraqitjeve të tij të dikurshme me Nerazzurrët.

Mancini, i cili më herët gjatë javës u emërua pasardhës i Fatih Terimit në postin e trajnerit, beson se 29-vjeçari së shpejti do të shpërthejë, së bashku me sulmuesin Didier Drogba.

“Futbollistë e atij niveli kanë një dozë krenarie. Sneijder është një prej atyre futbollistëve. Me mua, do ta shihni Sneijderin e vërtetë”, deklaroi Mancini për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

“Didier ka edhe shumë për të dhënë, por është duke punuar në mënyrën e duhur për të dhënë kontribut të rëndësishëm”, theksoi ai.