Sneijder, emër i ri për Chelsean

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho dëshiron të ribashkohet me ish futbollistin e tij nga Inter, mesfushorin e Galatasarayt, Wesley Sneijder. Presidenti i klubit turk, Unal Aysal ka pranuar se ylli holandez mund të shitet, nëse dëshiron.

Sport

23/05/2014 23:39

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Galatasarayt, Wesley Sneijder.

Special One dëshiron të ribashkohet me yllin holandez me të cilin kaloi një aventurë të suksesshme në Inter, duke triumfuar në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, Mourinho është duke planifikuar përforcime të reja në skuadër pas një edicioni pa asnjë titull të fituar gjatë edicionit të sapo përfunduar.

Dhe, sipas tabloidit britanik, Mourinho është i interesuar për transferimin e Sneijderit. Madje, vetë presidenti i Galatasarayt, Unal Aysal e komentoi mundësinë e transferimit të Sneijderit në Stamford Bridge.

“Nëse Chelsea ofron së paku 15 milionë euro, dhe ekziston dëshira e futbollistit, do ta lejoj të largohet”.

Sneijder spekulohet se kërkohet edhe nga Manchester United.