Sneijder do të luajë te kjo skuadër
Menaxheri i mesfushorit të Galatasarayt, Wesley Sneijder, ka konfirmuar se ku do ta përfundojë sezonin klienti i tij.

Sport
Wesley Sneijder nuk do të largohet nga Galatasaray përkundër rrezikut se skuadra mund të përjashtohet nga garat evropiane, ka njoftuar menaxheri i tij, Guido Albers.
Galatasaray rrezikon të dënohet nga UEFA për shkeljen e rregullave të “Fair Play Financiar”, duke zgjuar spekulime se Sneijder mund të largohet nga klubi.
Por, Albers ka insistuar se holandezi është i lumtur në Stamboll.
“Sneijder është i lumtur në Turqi, ai do ta vazhdojë karrierën në Galatasaray”, deklaroi Albers për “Hurriyet”.
“Kam biseduar me kryesinë e klubit, nuk ekziston asnjë ofertë nga Kina për Sneijderin. Vendimi i UEFA-së në lidhje me Galatasarayn nuk ndikon tek e ardhmja e tij në klub”, u shpreh ai.