Të Infektuar: 106.489

Të Shëruar: 97.877

Të Vdekur: 2.210

S’ndalet Mërgim Berisha, shënon në fitoren ndaj LASK

22:16 | 18 Prill 2021

Ylli kosovar Mërgim Berisha vazhdon shkëlqimin te Red Bull Salzburg.

Kosovari që është pjesë e Gjermanisë U21 ka shënuar gol në ndeshjen e fundit ndaj LASK, shkruan lajmi.net.

Bërisha gjeti golin në minutën e 87-të, derisa pas tij realizoi edhe bashkëlojtari Okafor.

Salzburg qëndron në krye në pozitën e parë me

35 pikë, nëntë më shumë se Vienna që mban vendin e dytë, derisa Berisha këtë edicion në Austri ka shënuar 10 gola dhe asistuar pesë herë./Lajmi.net/