S’ndalen të shtënat nëpër ahengje

Edhe pse sezoni i dasmave verore po shkon drejtë përfundimit, të shtënat nëpër ato pak dasma që kanë mbetur nuk kanë ende të ndalur.

Lajme

23/08/2015 10:18

Megjithatë, në krahasim më javët paraprake, policia e Kosovës po ka më pak telashe në raport me këtë çështje.

Në fakt, si duket fundi i gushtit po shoqërohet me krismat e fundit të pistoletave nëpër ahengje.

Siç raporton policia e Kosovës, transmeton lajmi.net, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë disa herë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: dy revole, njëra “Zastava TT” , tetë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. një kalibrit 9 mm. dhe pesë fishekë.

Ndërkaq në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. (lajmi.net)