Snapchat prezanton syzet e reja: Kanë dy kamera HD, një 3D dhe laramani efektesh

9:35 | 14 Gusht 2019

Platforma ‘Snapchat’ ka prezantuar syzet e gjeneratës së tretë ‘Spectatles’, të cilat përfshijnë veçorinë e 3D.

Për të arritur efektet 3D, ky harduer i ri përfshin jo një por dy kamera, një në secilin kënd të sipërm të jashtëm të lenteve të syzeve. Të dyja këto realizojnë fotografi në HD, dhe regjistrojnë në 60 fps, transmeton lajmi.net.

Zëri incizohet duke përdorur një grup prej katër mikrofonësh, për të cilin Snap thotë se ndihmon në përmirësimin e ndjeshëm të audios në përmbajtjen e kapur.

Vetë syzet janë ndërtuar nga një shtresë e vetme prej çeliku, të cilat i bëjnë të lehta dhe mund t’i vendosni pa problem gjatë tërë ditës.

Syzet po ashtu kanë mundësi ngarkimi dhe fuqizimi (i cili tarifon përmes USB-C të përfshirë).

‘Spectatles 3’ do të vijnë këtë vjeshtë, me mundësi para-porosie prej nëntorit, muajit kur përfundimisht ato do dalin në treg. Shitja me pakicë e tyre bëhet për 380 dollarë, që e bën të ketë vlerë më të lartë se paraardhësit e syzeve (150 dollarë dhe 200 dollarë përkatësisht për variantet origjinale Nico / Veronica Spectacles 2).

Ato nuk janë rezistente ndaj ujit, ndryshe nga syzat e gjeneratës së dytë. /Lajmi.net/