Sms’i i Vettelit për Schumacherin

Sebastian Vettel është një prej personazheve më të lidhura me ish kampionin e Formulës 1, Michael Schumacher. Ikona e sportit motorik është ende i shtrirë në spital duke luftuar për jetë pas aksidentit që pësoi derisa ishte duke skijuar në shtegun Meribel në Francë, në dhjetor të vitit të kaluar. Ai ngadalë ka filluar procesin…

Sport

31/01/2014 10:31

Sebastian Vettel është një prej personazheve më të lidhura me ish kampionin e Formulës 1, Michael Schumacher.

Ikona e sportit motorik është ende i shtrirë në spital duke luftuar për jetë pas aksidentit që pësoi derisa ishte duke skijuar në shtegun Meribel në Francë, në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai ngadalë ka filluar procesin e zgjimit nga koma, por e pret një rrugë e gjatë drejt rikuperimit.

Kurse, në celularin e tij ende e ka një mesazh të palexuar nga Vettel, që nga shumëkush konsiderohet si pasardhës i tij në shteg pas suksesit në katër edicionet e fundit në Formula 1.

“Pasi kam dëgjuar për lajmin e aksidentit të tij, i kam dërguar një sms duke i uruar shërim sa më të shpejtë. Nuk kam menduar se bëhet fjalë për diçka kaq të rëndë”, deklaroi Vettel.