Smith Rowe bën heroin, Arsenal me vështirësi mposht Watfordin

Arsenal ka shënuar një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Watfordit, në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.

Sport

07/11/2021 16:56

Gjiganti anglez ka triumfuar me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi më mirë për “Topçinjtë” që gjetën golin përmes Bukayo Saka pas vetëm shtatë minutave lojë, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Pierre-Emerick Aubamyang kishte mundësinë tjetër të artë, por që dështoi nga pika e bardhë (36′), kështu rezultati i pjesës së parë u mbyll me epilogun 0 – 0.

Ishte mesfushori Emil Smith Rowe që shënoi një gol të bukur për t’i dhënë Arsenalit fitoren në këtë takim (56′).

Në fakt, Aubameyang arriti të shënoi, por u anulua sërish për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Arsenal ngritët në pozitën e pestë me 20 pikë, derisa Watford renditët në vendin e 17-të me 10 sosh./Lajmi.net/