‘S’më interesojnë të tjerët, mjafton të jem mirë me ty’, Trixa prekëse me dedikimin ndaj Donaldit

Donaldi dhe Beatrixa janë të nominuar këtë të premte bashkë me Einxhelin.

ShowBiz

19/01/2022 20:29

Njëri nga tre banorët të premten do të eleminohet duke u larguar nga shtëpia e BBV-së, shkruan lajmi.net.

Pas daljes së Dagz-it, Trixa dhe Donaldi janë sulmuar pasi nuk e shpëtuan nga zingjiri i lojës.

E pas atyre sulmeve ata kanë diskutuar me vete.

Beatrixa është ajo e cila i tha Donaldit se nuk i interesojnë aspak mendimet e të tjerëve dhe vetëm të jetë mirë me të.

Beatrixa është për herë të parë në nominim./Lajmi.net/