Smart dhe Brown përplasen në dhomat e zhveshjes, pas humbjes së dytë të Boston Celtics

Boston Celtics shohin veten në disavantazh me rezultatin 0:2 kundër Miami Heat, në finalet e konferencës lindore.

Sport

18/09/2020 17:33

Humbja e pësuar mbrëmë nga Boston Celtics kundër Miami Heat nuk është pritur mirë nga basketbollistët e Boston.

Sipas raportimeve të ‘Clutchpoints’, në dhomat e zhveshjes së Boston ka pasur tensione të ngritura, përcjell lajmi.net.

Marcus Smart dhe Jaylen Brown thuhet të kenë shkëmbyer disa fjalë me njëri tjetrin, por janë dëgjuar edhe gjëra të hedhura.

Boston ishin të pafuqishëm të gjenin zgjidhje për Miami Heat, duke bërë që tashmë të jenë edhe një hap më larg finales së madhe.

Me kiminë e shkatërruar brenda skuadrës siç raportohet, rruga do të jetë edhe më e vështirë për ta në vazhdim. /Lajmi.net/