Smaka: Kushtetuesja të dalë me shpjegim plotësues

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj la vend për komentime të ndryshme andaj duhet të dal me mendim plotësues. Kështu propozon eksperti kushtetues, Riza Smaka.

Lajme

26/09/2014 21:02

Smaka thotë se Gjykata Kushtetuese s’ka legjitimitet e as kuorum të nxjerrë vendime të reja.

“Është një zgjidhje korrekte sikurse Gjykata Kushtetutare të kishte qenë absolutisht konsistente edhe konsekuente me Kushtetutën dhe jo me trendet politike, me kërkesat politike ditore. Meqenëse aktgjykimi i Gjykatës nuk mund të apelohet duhet atëherë që të jep një shpjegim plotësues sepse ka lënë zbrazëtirë për komentime”, tha për KTV, eksperti kushtetues Riza Smaka.

Smaka thotë se zgjidhja mund të gjendet në Kuvend dhe se roli i presidentes është tejet i kufizuar.

“Do të ishte shumë korrekte që Gjykata së paku të thotë në fillim që është opinion konfidencial sepse nuk kemi kuorum. Mirëpo, ata që jemi, kësisoj gjykojmë, edhe do të ishte në favor të kësaj çështjeje”, tha Samaka.