Smaka ka vërejtje për partitë që u përballën në seancën dëgjimore

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Riza Smaka, ka deklaruar se përfaqësuesit e partive politike në seancën dëgjimore të Gjykatën Kushtetuese, të mbajtur sot  lidhur me kushtetutshmërinë e seancës së parë konstituive të Kuvendit të mbajtur me 17 korrik, nuk janë marr më çështjet kyçe në paraqitjen e argumenteve të tyre.

Lajme

21/08/2014 14:21

Smaka në një prononcim për lajmi.net, pas përfundimit të seancës, ka thënë se ka vërejtje te secili prej përfaqësuesve te këtyre subjekteve në procedurë, që nuk ishin konciz , nuk ishin preciz, nuk ishin korrekt sa i përket përqendrimit në pikat kyçe, dhe sipas tij, më tepër flisnin për çështje anësore.

Smaka ka thënë se nga vlerësimi i tij ‘blloku opozitar’ ka argumentet na anën e vet dhe ka pasur më të lehtë që t’i mbroj ato.

Ai po ashtu ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet më së largu nesër duhet të të jap mendimin.

“Koalicion pas zgjedhor i ka argumentet ne favorin e vet, se Kushtetuta e ka dhënë atë version, dhe nuk mund të trajtohet ndryshe, pos që grupi parlamentar më i madh që formohen në Kuvend e propozon Kandidatin për Kryetar të Kuvendit”, ka thënë Smaka.

“Kur është gjendja në favorin e një formacioni atëherë edhe aspekti juridik është më lehtë për tu prezantuar dhe për tu argumentuar. Prandaj do duhej qe kjo gjykatë ta jep sot atë aktgjykim, eventualisht nesër ”, ka thënë Smaka.