Smajl Latifi pret në takim Begajn, i dorëzoi dekoratën “Medalja e Lirisë”
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj me kabinetin e tij dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn. Latifi ka thënë se në këtë takim ka theksuar rolin dhe vlerat kombëtare të Rahovecit, si dhe arritjet, sfidat e sukseset e tyre. “Presidenti Begaj më uroi…
Lajme
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj me kabinetin e tij dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.
Latifi ka thënë se në këtë takim ka theksuar rolin dhe vlerat kombëtare të Rahovecit, si dhe arritjet, sfidat e sukseset e tyre.
“Presidenti Begaj më uroi për mandatin e katërt si Kryetar i Komunës, ndërsa biseduam edhe për temat që na lidhin si dy shtete dhe një komb i vetëm: për sigurinë, për kulturën, për ekonominë dhe për misionin tonë të përbashkët për të ruajtur e për të përforcuar vlerat kombëtare kudo ku jetojnë shqiptarët. Në shenjë nderimi të lartë institucional dhe atdhetar, i dorëzova Presidentit dekoratën “MEDALJA E LIRISË”, me motivacionin: “Për kontributin atdhetar e humanist, për rolin e tij në mbrojtjen e vlerave kombëtare shqiptare në të gjitha etapat e historisë sonë, për angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin kombëtar e ndërkombëtar të çështjes shqiptare, si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e historike në trojet etnike shqiptare”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: