Slogani i Donald Trump është marrë nga filmi horror “The Purge”

Po, të gjithë e dëgjuam shprehjen e presidentit të përzgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili do të inaugurohet nesër, Donald Trump, “Make America Great Again”.

Bota

19/01/2017 09:07

Por megjithatë, në një intervistë për The Washington Post, presidenti Donald Trump sqaroi për sloganin e tij “Make America Great Again”, që e ndryshoi duke e bërë “Keep America Great”, transmeton lajmi.net.

Slogani i ri i Trump, është marrë nga titulli i filmit horror “The Purge”, me regji të James DeMonaco, një ngjarje ku ndodh një krim i legalizuar për 12 orë, dhe pavarësisht kritikave filmi ka qenë i suksesshëm komercialisht.

Ndërkaq tani, presidenti i zgjedhur do ta përdor këtë parullë për aq sa të jetë në mandatin e tij.

Por a do të thotë kjo që Trump është i kënaqur me Amerikën dhe nuk do që të bëjë më ndryshime, prandaj edhe e ndërroi sloganin e tij?! /Lajmi.net/