Të Infektuar: 18.910

Të Shëruar: 15.367

Të Vdekur: 674

Sllovenia vendos bllokim të pjesshëm për të luftuar përhapjen e virusit

12:57 | 16 Tetor 2020

Sllovenia vendosi një bllokadë të pjesshme në një përpjekje për të frenuar një shpërthim të infeksioneve të reja të koronavirusit, njoftoi agjencia sllovene e lajmeve, STA.

Në të gjithë vendin, takimet kanë qenë të kufizuara në 10 persona dhe jo më shumë se gjashtë persona mund të udhëtojnë për të punuar së bashku në një grup, raporton ATSh.

Nxënësit e rritur do të do të marrin leksione në distancë për të paktën një javë nga e hëna, e ndjekur nga një javë pushimesh, ndërsa universitetet kur ka mundësi do të kalojnë në leksione online.

Autoritetet shëndetësore e kanë ndarë vendin në ”zona të kuqe dhe portokalli”.

Shtatë nga 12 rajonet e vendit janë zona me rrezik të kuq, zona që kanë regjistruar më shumë se 140 infeksione të reja për 100 000 banorë në dy javët e fundit, ndërsa zonat portokalli regjistruan më shumë se 40 për 100 000 në të njëjtën periudhë.