Sllovenia gjunjëzon Spanjën
Kampioni aktual i Evropës në basketboll, Spanja u mposht nga nikoqiri Sllovenia me rezultat 78:69 në kuadër të xhiros së dytë në Grupin C. Kampioni aktual evropian në basketboll, Spanja ka pësuar humbje nga nikoqiri i këtij kampionati, Sllovenia. Pas një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe tejet të barabartë, sllovenët ishin më të koncentruar në çerekun…

Sport
Kampioni aktual i Evropës në basketboll, Spanja u mposht nga nikoqiri Sllovenia me rezultat 78:69 në kuadër të xhiros së dytë në Grupin C.
Kampioni aktual evropian në basketboll, Spanja ka pësuar humbje nga nikoqiri i këtij kampionati, Sllovenia.
Pas një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe tejet të barabartë, sllovenët ishin më të koncentruar në çerekun e fundit dhe me meritë shënuan fitore me rezultat 78:69 ndaj ‘Furisë së Kuqe’.
Pas kësaj triumfi të madh, Sllovenia udhëheq si e vetme grupin C ndërsa Spanja, renditet e dyta me pikë të barabarta me Kroacinë dhe Republikën Çeke.
Franca shënoi fitoren e parë në këtë EuroBasket. Francezët dominuan ndaj Britanisë së Madhe 88:65.
Lituania triumfoi kundër Maqedonisë me rezultat 75:67. Rusia ka pësuar humbjen e dytë në këtë kampionat duke pësuar nga Greqia me rezultat 80-71 në Grupin D.
Grupi A
Ukraina-Izraeli 74:67
Gjermania-Belgjika 73:77
Britania e Madhe-Franca 65:88
Grupi B
Mali i Zi-Letonia 72:73
Bosnja-Serbia 67:77
Lituania-Maqedonia 75:67
Grupi C
Kroacia-Gjeorgjia 77:76
Polonia-Rep.çeke 76:68
Sllovenia-Spanja 78:69
Grupi D
Finlanda-Suedia 81:60
Italia-Turqia 90:75
Greqia-Rusia 80:71