“Sky Sports” zbulon klubin e ri të Rooneyt (FOTO)
Wayne Rooney mund të largohet nga Manchester United pas përfundimit të këtij sezoni.
Merkato
Wayne Rooney do ta konsiderojë mundësinë e rikthimit në Everton pas përfundimit të këtij sezoni pasi menaxheri Ronald Koeman pranoi se do të ishte i interesuar për transferimin e tij.
Zlatan Ibrahimovic pritet të mbetet në Old Trafford kurse në klub sipas njoftimeve do të transferohet Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.
Andaj, “Sky Sports News” raporton se aventura 13-vjeçare e Rooneyt në Old Trafford mund të përfundojë, përcjell “lajmi.net”.
“Sky Sports” raporton se Rooney do ta konsiderojë transferimin në Everton, gjatë afatit kalimtar të verës.
Rooney ishte junior i Evertonit kurtse gjatë periudhës 2002-2004 luajti me ekipin e parë para transferimit në Manchester United. /Lajmi.net/