Sky Sports: Liverpool në Turqi, Lovren në Itali

Dejan Lovren nuk figuron në listën e lojtarëve të ftuar nga Jurgen Klopp për ndeshjen e së mërkurës në kuadër të finales së Superkupës së Evropës kundër Chelsea, dhe mediet angleze dhe italiane, tashmë kanë dhënë arsyet.

Sport

13/08/2019 16:18

Sipas klubit të Liverpoolit, arsyet mjekësore kanë bërë që Lovren të mos ftohet për këtë nedhsje.

Por Sky Sports, pretendon se Lovren tashmë arritur marrëveshje me italianët e Romës, dhe për finalizimin e këtij transferimi mungon vetëm arritja e marrëveshjeve mes klubeve, e që nuk është fare larg, përcjell lajmi.net.

Liverpool po tenton që nga Roma të marrë sa më shumë që është e mundur për shitjen e Lovren, të cilin në vitin 2014 e sollën për 20 milionë funte nga Southampton.

The Reds, janë në gjendje të heqin dorë nga reprezentuesi kroat menjëherë, nëse Roma ofron të paktën 15 milionë funte.

Për Lovren gjatë kësaj vere, ka shprehur interesim të madh edhe Milani./Lajmi.net/