Sky Sport: Xherdan Shaqiri mund të largohet në janar, kërkohet nga klubet  italiane, gjermane dhe angleze

Koha e sulmuesit Xherdan Shaqiri te skuadra franceze e Lyonit, mund të përfundojë para kohe.

Sport

19/01/2022 18:35

Zvicerani nënshkroi me klubin francez në verën që lamë pas, mirëpo assesi nuk gjeti vend në formacionin bazë, andaj raportohet se mund të largohet, transmeton lajmi.net

Gazetari i SkySport, Florian Plettenberg ka shkruar se Shaqiri mund të largohet këtë muaj. Ai shton se disa klube nga Premierliga, Bundesliga dhe Seria A kanë biseduar, por nuk ka asnjë ofertë.

Plettenberg gjithashtu nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që Shaqiri të transferohet në MLS.

Ndërkohë, sa i përket anës së futbollistit, ende nuk dihet nëse është i hapur për largimin nga Lyon./Lajmi.net/