​Sky News: Blinken takohet me Zelensky në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Kiev dhe po zhvillon bisedime me presidentin ukrainas Volodomyr Zelensky, njoftoi këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych.

Bota

24/04/2022 23:02

Sky News shkruan se Blinken është takuar me Zelensky dhe pritet të diskutohet mbi kërkesën e vendit për më shumë armë për të zmbrapsur pushtimin rus.

Zelensky kishte njoftuar vizitën e planifikuar të shtunën, duke thënë: “Sapo të kemi (më shumë armë), sa më shpejt që të ketë mjaft prej tyre, më besoni, ne do të rimarrim menjëherë këtë apo atë territor, i cili është i pushtuar përkohësisht”.

Vizita erdhi pasi lufta në Ukrainë hyn në muajin e tretë pa fund, mijëra njerëz të vdekur, miliona refugjatë dhe qytete të shkatërruara.