‘Sky’: Chelsea arrin marrëveshje me Timo Werner

Chelsea dhe Werner kanë marrëveshje.

Sport

04/06/2020 20:31

Më herët gjatë ditës është raportuar se Timo Werner mund të kalojë te Chelsea, me një kontratë pesë vjeçare.

Kurse, së fundmi, ‘Sky News’ raporton se Chelsea dhe Werner kanë arritur marrëveshje në princip, transmeton lajmi.net.

Lojtari thuhet se do të zyrtarizohet pas hapjes së merkatos. Sipas medieve gjermane, ai do të fitojë 10 milionë euro për sezon.

‘Sky’ në anën tjetër shkruan se ‘Blutë’ do të paguajnë 55 milionë euro për kartonin e lojtarit, dhe këtë do ta bëjnë para 15 qershorit, deri kur klauzola e tij është valide.

‘Blutë’ kanë ofruar 200 mijë funte në javë për yllin gjerman.

Chelsea kështu pritet të mposht Liveproolin në një garë ku ‘Reds’ besohej se ishin favoritët absolut.

Duket se hapësirat më të mëdha te skuadra e Chelsea kanë shtyrë Werner që të shikojë kah kampi ‘blu’. /Lajmi.net/