Skuadrat nga Anamorava gjunjëzojnë skuadrat e Drenicës

Drita dhe Gjilani kanë marrë fitore kundër Feronikelit dhe Dritës.

Sport

14/09/2019 17:56

Në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës, dy skuadra nga Anamorava janë përballur me dy skuadra nga Drenica.

Drita ka arritur që para tifozëve të saj të mposhtë skuadrën e Feronikelit, me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Emini, në minutën e 39 të takimit, raporton lajmi.net.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani ishte mysafir i Drenicës, ku arriti të shënonte fitore me rezultatin 0:2.

Golat për Gjilanin u realizuan nga Progni në minutën e 16 dhe Jonuzi në minutën e 63’.

Me këto rezultate, Drita mban pozitën e parë në tabelë, ndjekur nga Gjilani në pozitën e dytë, kurse Feronikeli dhe Drenica pozicionohen në pozitat 5 respektivisht 7. /Lajmi.net/