Skuadrat e NBA po mendojnë për ‘play-off’

“Shpresojmë që të na jepet mundësia që ta mbyllim këtë sezon, ku jemi paraqitur vërtet shumë mirë”, u shpreh sot trajneri i Lakers, Frank Vogel.

Sport

05/04/2020 18:23

Trajneri i ekipit kalifornian shpreson që sezoni 2019-2020 të përfundojë, duke parë se Lakers ndodhen në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit dhe të dytët në renditjen e përgjithshme të NBA-së.

“Ne shpresojmë që të paktën të luajmë ‘play-off’-in, pasi anulimi i gjithë sezonit do të ishte një zhgënjim i madh për ne. Natyrisht që situata e krijuar nga coronavirus ka më shumë rëndësi se sporti”, ka thënë Vogel.

Në fund, trajneri i Lakers shprehet: “Stafi im po studion mundësinë e zhvillimit të ‘play-off’-it dhe se kush mund të jenë rivalët tanë. Punojmë për të luajtur të paktën ‘play-off’-in. Lojtarët janë duke punuar veçmas sipas një plani që u kemi dërguar, për të qenë gati kur të rinisë sezoni”.