Skuadra spanjolle që pretendon të rifillojë ndeshjet me tifozë

Tashmë është hedhur një hap përpara drejt rifillimit të kampionateve të ndryshme, të cilat u bllokuan për shkak të pandemisë Covid-19. Disa prej tyre veçse kanë vendosur edhe orarin e ndeshjeve,

Sport

01/06/2020 17:35

Por presidenti i Las Palmas, Miguel Angel Ramirez ka një plan tjetër. Ai nuk dëshiron të rifillojë pa praninë e tifozëve në stadium.

Ramirez planifikon që nga ndeshja e parë më 13 qershor kundër Girona në Segunda Division, të zhvillohet me dyer të hapura, përcjell lajmi.net.

“Tifozët do të jenë në gjendje të vijnë në stadium për të mbështetur ekipin e tyre kundër Girona”.

”Ishujt Kanarie janë të sigurt, ne mund të bëhemi i vetmi stadium midis ligave të mëdha që mund të luajmë përsëri me dyer të hapura. Ne do të respektojmë gjithçka që kërkojnë autoritetet dhe se do të përfshihet në protokollin e La Ligës “, tha ai në radio zyrtare të klubit spanjoll. /Lajmi.net/