Skuadra spanjolle konfirmon 6 raste me COVID-19

Pak minuta më parë, Athletic Bilbao njoftoi se gjashtë persona janë testuar pozitivë me COVID-19.

Sport

12/08/2020 15:48

Njëri prej tyre është Inaki Williams dhe është vetë sulmuesi që e bën të njohur përmes rrjeteve sociale.

“Jam asimptomatik dhe fatmirësisht ndihem mirë. Tani është koha për të qëndruar në shtëpi i izoluar derisa virusi të kalohet. Mezi pres të vijë ajo kohë për t’u bashkuar me ekipin për përgatitjen e sezonit të ri”.

Williams – 26 vjeç – shënoi 10 gola në 45 ndeshje sezonin e kaluar.

Ndërkohë, pesë futbollistët e tjerë kanë mbetur enigmë dhe nuk janë bërë ende publik. /Lajmi.net/