Skuadra ruse hap bisedimet me Lazion për shërbimet e Vedat Muriqit

CSKA e Moskës është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e "panevojshëm" të Lazios, Vedat Muriqi dhe kanë hapur bisedimet me klubin romak.

Sport

14/01/2022 20:31

Sulmuesi 27-vjeçar kosovar nuk ka arritur ta bindë trajnerin Maurizio Sarri këtë sezon dhe ai nuk është ambientuar aspak në Romë, duke shënuar vetëm dy gola në 48 paraqitje në të gjitha garat. Klubi po kërkon ta largojë atë këtë muaj në mënyrë që të nënshkruajë me një sulmues më të përshtatshëm rezervë.

Siç raportohet nga ‘Gianluca Di Marzio’, CSKA e Moskës ka regjistruar interesimin e tyre për Muriqin dhe kështu ata kanë hapur bisedimet me Lazion, duke shpresuar të gjejnë një marrëveshje përpara mbylljes së afatit kalimtar të këtij muaji.

Shumë klube angleze janë gjithashtu të interesuara për sulmuesin kosovar, duke përfshirë Leeds United, West Brom dhe Hull City, kështu që duket tepër e mundshme që lojtari të largohet nga Lazio këtë muaj.

Nën drejtimin e Sarrit, Muriqi ka bërë 14 paraqitje, gjithsej 313 minuta. Në atë kohë, ai ka dhënë vetëm një asistim, në barazimin 1-1 kundër Torinos në shtator. /Lajmi.net/