Skuadra nga Premierliga “shokon” Realin me ofertën për James Rodriguez
E ardhmja e James Rodriguezit mund të jetë në Premierligë.

Sport
Kolumbiani dje deklaroi se është i pakënaqur me situatën te skuadra mbretërore dhe se ka vetëm shtatë ditë për të vendosur për të ardhmen.
Këtë situatë të James Rodriguezit, dëshiron ta shfrytëzojë Chelsea.
‘Blutë’ e Londrës sipas medieve në Spanjë i kanë ofruar 89 milionë Real Madridit për 25 vjeçarin, përcjell lajmi.net.
Vështirë të besohet se një ofertë e tillë nuk do të merret parasysh nga skuadra mbretërore.