Skuadra me tetë futbollistë, pa portier

Skuadra nga Championship, Blackpool, ka mbetur me vetëm tetë futbollistë dhe pa portier, një muaj para fillimit të sezonit të ri.

Sport

09/07/2014 17:09

Blackpool me siguri se është duke u përgatitur për një afat kalimtar të verës mjaft aktiv pasi me shitjen e Tom Ince në Hull City, skuadra ka mbetur me vetëm tetë futbollistë.

David Perkins, Gary MacKenzie, Steve Davies, Bobby Grant, Tom Barkhuizen, Tony McMahon, Charles Dunne dhe përforcimi i ri Sergei Zeniov janë të vetmit futbollistë të ekipit senior, të regjistruar në skuadër për sezonin e ri, që fillon pas saktësisht një muaji.

Kjo nënkupton se menaxheri Jose Riga ka vetëm edhe katër muaj të shtojë dukshëm numrin e anëtarëve të ekipit. Skuadra nuk ka as një portier, e lërmë një formacion bazë.

Skuadra nga Championship në vitet e fundit ka vuajtur shpesh nga problemet financiare.