Skuadra kosovare transferon ish mesfushorin e West Hamin

Skuadra e Istogut sot e ka zyrtarizuar transferimin e super mesfushorit Mërgim Qarri.

Sport

22/01/2020 23:50

Mërgimi ka luajtur për skuadrat evropiane si: West Ham United (U-23), Morecambe FC, Aldershot (U-19), Ytterhogdals IK.

Së fundmi Qarri ishte pjesë e ekipit suedez Ytterhogdals IK në Divizionin e Dytë të Suedisë.

23 vjeçari është mesfushor ofensivë, luan me këmbën e djathtë, shquhet për pasime tepër të sakta, gjithashtu ka goditje të forta dhe të sakta.

Mërgimi sot në ndeshjen miqësore përballë Dardanisë shkëlqeu në fushë, duke shënuar një eurogol nga largësia dhe duke e fituar një penallti.