Skuadra kosovare e shkarkon trajnerin

Rahoveci ka shkarkuar trajnerin, Mark Rodiqi, pasi klubi kërkon ndryshime.

Sport

25/12/2017 21:22

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi rahovecas përmes rrjeteve sociale.

“Gjatë analizës dhe diskutimeve bordi ka konstatuar se për të arritur këto synime kërkohen disa ndryshime kruciale në skuadër dhe si pasoj e kësaj ka vendosur të shkëpus bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm, Mark Rodiqi”.

“Bordi dëshiron ta falënderojë Rodiqin për gjithë angazhimin e tij, ndërsa i dëshiron suksese në angazhimet e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Rodiqi me skuadrën e Rahovecit zhvilloi 14 ndeshje zyrtare, ku arriti 8 fitore dhe 6 humbje.

Rahoveci mban pozitën e katërt në Superligë dhe kërkon një vend në play-off.